Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Vrasja e mbështetësit konservator të Trump/ Rrjetet sociale ‘zbulojnë’ autorin e dyshuar: Është përballur në një debat me Kirk...

12:00, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa autoritetet amerikane kanë publikuar një video të re, që tregon të dyshuarin duke u larguar nga vendi i krimit pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, rrejtet sociale po ‘ziejnë’ me teoritë konspirative se vrasësi mund të jenë një prej personave, që Kirk debatonte publikisht me ta në takimet që bënte me të rinjtë.

Siç shihet dhe nga video, duket i riu që debaton me konservatorin Kirk, i cili i thotë atij se nuk ka nevojë për një diplomë të arsimit të lartë për të qenë i sukseshëm në jetën socio-politike stë SHBA-së, ndërsa ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, aludojnë se ky person mund të jetë autori i dyshuar që qëlloi ndaj tij në kampusin e Utah Valley University.

Të shumtë janë komentet që vërshojnë në rrjetet sociale për ngjashmërinë e madhe të të riut me autorin e dyshuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik nga FBI-ja, përpos pamjeve video dhe foto të shpërndarë zyrtarisht nga autoritetet.

‘Ai me të vërtetë i ngjan shumë "personit me interes", thuhet në një nga komentet e videos.

‘Nuk do të më çudiste aspak nëse vrasësi i Charlie Kirk do të ishte dikush që u kritikua ashpër nga Charlie, në një nga këto debate në kampus, citohet të ketë thënë një tjetër komentues, gjatë përballjes së Kirk me personazhin në video.

‘Uau, ai i përshtatet përshkrimit’, shkruan një tjetër komentues.

Ndërsa një qytetar shpreh bindjen se është djali në video, autor i dyshuar, i vrasjes së konservatorit Kirk.

‘Ky me të vërtetë duket si djali’.

‘Duket si djali’, është komenti i radhës.

Autoritetet po mblidhnin prova, gjurmë këpucësh, gishtat e dorës dhe gjurmë të tjera nga vendi ku dyshohet se u hodh sulmuesi.

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, dhe drejtuesit e FBI-së kanë bërë apel të fortë ndaj publikut për të dhënë çdo informacion që mund ta çojë tek përgjegjësi.

Për informacion që ndihmon në kapjen e autorit është ofruar shpërblim deri në 100,000 dollarë. 

Vrasja e Charlie Kirk, i cili ishte 31 vjeç dhe themelues i organizatës Turning Point USA, po konsiderohet nga shumë figura publike si një atentat politik, duke shkaktuar shqetësim të madh për rritjen e dhunës politike në SHBA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco