Gjermania kërkon të rrisë ushtrinë me 100.000 trupa shtesë për të përmbushur objektivat e NATO-s

Gjermania kërkon të rrisë ushtrinë me 100.000 trupa shtesë për të përmbushur objektivat e NATO-s

19:32, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Sipas një dokumentit konfidencial të siguruar nga agjencia Reuters, Ushtria Gjermane (Bundeswehr) ka nevojë për 100.000 ushtarë shtesë, përveç 62.000 trupave aktualë aktivë, për të përmbushur objektivat e rinj të NATO-s, në kuadër të përgatitjeve për një konflikt të mundshëm të shkallës së gjerë me Rusinë deri në vitin 2029.

Në një letër të datës 2 shtator, komandanti i forcave tokësore gjermane, gjenerali Alfons Mais, i shkruan shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Carsten Breuer, duke theksuar se:

 “Është thelbësore që ushtria gjermane të jetë plotësisht e gatshme për luftë deri më 2029 dhe të ofrojë kapacitetet që Gjermania ka premtuar ndaj NATO-s deri më 2035.”

Forca aktuale nuk mjafton – Kërkohen edhe 45.000 trupa deri në 2029 dhe po aq deri në 2035

Gjermania, e cila aktualisht numëron rreth 62.000 ushtarë aktivë dhe 37.000 rezervistë, është larg objektivit të vendosur për vitin 2018, që ishte 203.000 trupa. Sipas vlerësimeve të brendshme, për të përmbushur objektivat e NATO-s të miratuara në Samitin e Qershorit, nevojiten:

260.000 trupa aktive

200.000 rezervistë

Në total: 460.000 efektivë

Vetëm për përgatitjen ndaj një lufte të mundshme shteruese si ajo në Ukrainë, Mais parashikon nevojën për 45.000 ushtarë aktivë deri më 2035. Ai gjithashtu kërkon edhe 10.000 trupa të tjera për mbrojtjen territoriale.

Masat e para: Njësi gjermane në Lituani dhe patrullime në Detin Baltik

Gjermania ka nisur tashmë të zgjerojë prezencën e saj ushtarake në Evropën Lindore me:

Vendosjen e një brigade me 5.000 ushtarë në Lituani

Patrullime detare në Detin Baltik, si masë kundër akteve të sabotimeve nënujore.

Ministria e Mbrojtjes: Asnjë koment për dokumentin – Pranohen sfidat e mëdha në numër trupe

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes refuzoi të komentojë dokumentin, duke përmendur natyrën e tij konfidenciale. Megjithatë, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius ka deklaruar më herët se Gjermania ka nevojë për rreth 60.000 trupa shtesë për të përmbushur angazhimet e NATO-s.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, Bundeswehr është nën kapacitetin e nevojshëm, me rreth 20.000 pozita të paplotësuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco