Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Netanyahu nuk ka ndërmend të ndalë luftën në Gaza

Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Netanyahu nuk ka ndërmend të ndalë luftën në Gaza

12:33, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i Center for Middle East Studies në Universitetin e Oklahomës dhe një nga njohësit më të mëdhenj amerikanë të dinamika të Lindjes së Mesme, thotë se sulmi i fundit në Doha tregon qartë që Izraeli nuk ka ndërmend të ndalë ofensivën në Rripin e Gazës.

“Netanyahu synon një fitore politike që e konsideron historike,” shprehet Landis. “Ka mundësinë të marrë kontrollin e plotë të Gazës, të pengojë përfundimisht formimin e një shteti palestinez dhe të kënaqë krahun mesianik të djathtë që qeveris me të, i cili aspiron të rishikojë kufijtë biblikë të ‘Izraelit të Madh’. Ky krah është bërë gjithnjë e më shumë shtylla e qeverisë së tij dhe Netanyahu konsiderohet një hero kombëtar në këtë kontekst.”

Analisti amerikan thekson se veprimet e Netanyahu-t përfaqësojnë një hap përtej asaj që është parë më parë në Liban dhe Iran. “Ai po radikalizon politikën e tij, sepse di që Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin pa kushte. Viktima kryesore është diplomacia dhe çdo perspektivë për armëpushim, qoftë edhe e përkohshme,” thotë Landis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco