Musk: E majta është parti e vrasjeve, bashkë me njerëzit që e financojnë atë si Sorosi

Musk: E majta është parti e vrasjeve, bashkë me njerëzit që e financojnë atë si Sorosi

10:14, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Charlie Kirk, një aktivist i krahut të djathtë dhe aleat i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, u vra me armë në një sulm të synuar në Universitetin e Luginës së Utah-it.

Elon Musk, ish-aleat i Trump, reagoi ndaj ngjarjes duke e quajtur atë një “vrasje gjakftohtë”.

Musk shprehu tronditjen dhe dhimbjen në një seri postimesh në X.

Disa përdorues të X vunë në dukje se postimet në Bluesky “po e festonin atentatin”. CEO i Teslës reagoi duke thënë: “Tregon me çfarë kemi të bëjmë. Njerëz të ligj”.

Kur një përdorues shkroi: “Pavarësisht nëse pajtoheshe me të apo jo, Charlie Kirk është i vdekur vetëm sepse disa njerëz nuk e pëlqenin atë që ai kishte për të thënë. Kjo duhet të na revoltojë të gjithëve”, Musk u përgjigj me një “po” pohuese.

“Ata po festojnë një vrasje gjakftohtë”, shkroi ai në një postim tjetër.

Në një tjetër postim në X, Elon Musk akuzoi partinë e majtë duke thënë: “E majta është partia e vrasjes”.

Ai po i përgjigjej një përdoruesi që shkroi: “E majta na ka mbajtur leksione për një dekadë të tërë mbi rrezikun e dhunës nga e djathta. Nga tentativat për atentat ndaj presidentit Trump, tek Brian Thompson, CEO i United Healthcare, që u vra. Tani tek Charlie Kirk. Rreziku në fakt ishte nga e majta”.

Kur një përdorues tjetër tha: “Jo vetëm ‘e majta’, por janë edhe ata që i financojnë ata. Si Soros, Bill Gates dhe Reid Hoffman. Një boomer i manipuluar nga propaganda nuk është personi që ndokush me mend e konsideron përgjegjës për sot. Ky është fakt”, Musk iu përgjigj: “Pikërisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco