Kriza e agrumeve në Brazil: Gjelbërimi prek gati gjysmën e pemëve

Kriza e agrumeve në Brazil: Gjelbërimi prek gati gjysmën e pemëve

21:36, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sëmundja e gjelbërimit, e shkaktuar nga bakteret e transmetuara nga psilida aziatike e agrumeve, ka infektuar afro 48% të brezit të agrumeve të Brazilit, sipas të dhënave të fundit nga grupi kërkimor i industrisë Fundecitrus, të publikuara të mërkurën.

Infeksionet janë rritur për të tetin vit radhazi në vendin që është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i portokalleve në botë, duke goditur rëndë prodhimin. Për sezonin 2024/2025, prodhimi parashikohet në vetëm 230.9 milionë kuti me peshë 40.8 kilogramë – niveli më i ulët në disa vite. Edhe pse ishte parashikuar një rikuperim, ashpërsia e sëmundjes po dëmton gjithnjë e më shumë pemët.

Në maj, Fundecitrus kishte vlerësuar se prodhimi i vitit 2025/2026 do të arrinte në 314.6 milionë kuti, por këtë javë e uli parashikimin me 2.5%, në 306.74 milionë kuti.

Gjelbërimi ka shkaktuar dëme të mëdha edhe jashtë Brazilit. Florida në SHBA po përballet me të për më shumë se një dekadë, duke tkurrur prodhimin vendas dhe duke e bërë vendin më të varur nga importet e lëngut të portokallit nga Brazili.

Pemët e infektuara japin fruta të gjelbra, të deformuara dhe të hidhura, të papërshtatshme për konsum apo prodhim lëngu. Sipas CropLife Latin America, humbjet në Brazil arrijnë rreth 120 milionë dollarë në vit. Në shkallë globale, sëmundja besohet të ketë shkaktuar vdekjen e mbi 50 milionë pemëve në Azi dhe rreth 10 milionë në Afrikë vetëm në shtatë vitet e fundit.

Në Brazil, kushtet klimatike të favorshme për përhapjen e bakterit po e kthejnë gjelbërimin në një kërcënim afatgjatë për sektorin e agrumeve. Rajonet kryesore të prekura janë Sao Paulo dhe Minas Gerais, të cilat përbëjnë bërthamën e prodhimit kombëtar të portokalleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco