Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Shenja dhe mavijosje në dorën e Trump ngrenë sërish shqetësime për shëndetin e tij

Shenja dhe mavijosje në dorën e Trump ngrenë sërish shqetësime për shëndetin e tij

09:37, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shenjat dhe mavijosjet në dorën e Donald Trump u bënë sëruish virale dhe ngritën shqetësime nëse presidenti amerikan ka probleme me shëndetin.

Edhe në takimin me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung të hënën në Zyrën Ovale, Trump u fotografua me shenja në duar të mbuluara me pak grim.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, mavijosja në dorën e Trump ka ardhur për shkak të acarimit nga “shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës”.

Mjeku Dr. Ronny Jackson tha se shëndeti i Trump është i mirë.

"Kjo është në përputhje me acarim të lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës, e cila merret si pjesë e një regjimi standard parandalues ​​kardiovaskular", tha ai.

Mavijosjet në duart e presidentit, si dhe ënjtja e kyçeve të këmbëve, kanë shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet nga publiku gjatë gjithë mandatit të dytë të Trump. Shtëpia e Bardhë zbuloi  muajin e kaluar se Trump është diagnostikuar me 'pamjaftueshmëri kronike venoze'. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco