Kriza e fuqisë punëtore në Evropë: Mbi 1 milion vende pune të lira vetëm në Gjermani

Kriza e fuqisë punëtore në Evropë: Mbi 1 milion vende pune të lira vetëm në Gjermani

21:20, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Evropë, tregu i punës po përballet me një kontrast të fortë: miliona njerëz të papunë dhe njëkohësisht miliona vende pune të lira. Vetëm në Gjermani ka mbi 1 milion pozicione të hapura, ndërsa Mbretëria e Bashkuar regjistron 750,000 dhe Franca rreth 500,000. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se rreth 13.1 milionë persona ishin të papunë në BE në maj të këtij viti, duke e kthyer në sfidë të madhe mospërputhjen mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës.

Shkalla e vendeve të lira të punës (JVR) në tremujorin e dytë të vitit 2025 arriti në 2.1% në nivel BE-je, një rënie e lehtë nga viti i kaluar. Diferencat mes vendeve janë të mëdha: nga vetëm 0.6% në Rumani deri në 4.2% në Holandë. Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të unionit, e tejkalojnë mesataren me 2.5%.

Sipas renditjes, pas Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar dhe Francës, vjen Holanda me 400,000 vende pune të lira. Spanja renditet më poshtë me 145,000 pozicione, pavarësisht se është një nga vendet me numrin më të madh të emigrantëve. Ndërsa Belgjika, Austria, Suedia, Norvegjia dhe Polonia raportojnë mbi 100,000 vende të hapura secila. Në skajin tjetër, Islanda, Luksemburgu dhe Malta kanë tregun më të vogël të punës me vetëm disa mijëra vende pune të lira.

Image

Ekspertët thonë se problemi nuk është mungesa e vendeve, por mungesa e aftësive. Një anketë e ManpowerGroup në vitin 2023 zbuloi se 75% e punëdhënësve në Evropë nuk gjejnë punëtorë me kualifikimet e nevojshme, me Gjermaninë dhe Greqinë që kryesojnë listën me 82%. Ky hendek i aftësive është kthyer në një pengesë serioze për bizneset, ndërsa 54% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE e shohin mungesën e personelit të kualifikuar si një nga tre problemet kryesore.

Image

Në këtë kuadër, Komisioni Evropian ka prezantuar politika për të adresuar sfidat e punësimit, por shifrat tregojnë se tregu i punës mbetet nën presion. Tendenca e papunësisë së lartë e kombinuar me kërkesën e paplotësuar për punë tregon një Evropë që përballet me një sfidë strukturore, ku migracioni, aftësitë dhe transformimi ekonomik do të jenë faktorët kyç për balancimin e tregut të punës në vitet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco