‘Gati të dislokojmë ushtrinë kudo për të ndaluar krimin’/ Trump: Mund të veprojmë brenda 24 orëve pa marrë leje nga...

‘Gati të dislokojmë ushtrinë kudo për të ndaluar krimin’/ Trump: Mund të veprojmë brenda 24 orëve pa marrë leje nga...

18:52, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se ushtria e SHBA-së është gati të ndërhyjë në çdo shtet amerikan brenda më pak se 24 orësh, nëse do të jetë e nevojshme për të ndalur kriminalitetin në rritje.

Deklarata u bë në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e një vendosjeje ushtarake në qytetin e Çikagos. Trump nuk përjashtoi një ndërhyrje edhe pa kërkesën e guvernatorit lokal.

“Mund të veprojmë kudo me një paralajmërim më të shkurtër se 24 orë,” tha ai. “Mund ta bëjmë edhe pa kërkesë, do të shohim si do zhvillohen gjërat. Në Illinois nuk do të veprojmë pa një kërkesë zyrtare, për momentin. Sa për Çikagon, ndoshta do të presim, ndoshta jo.”

Trump reagon për bombardimin në një spital në Gaza: “Nuk jam i kënaqur. Nuk dua ta shoh këtë më”

I pyetur për sulmin izraelit ndaj një spitali në Gaza, ku humbën jetën të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë, Trump u shpreh se nuk ishte informuar paraprakisht për ngjarjen, por reagoi me shqetësim.

“Nuk jam i kënaqur për këtë. Nuk dua ta shoh më. Por njëkohësisht, duhet t’i japim fund këtij makthi,” deklaroi Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco