VIDEO/ Aeroplani rrëzohet pranë ndërtesave të banimit, 2 të vdekur në Poloni

VIDEO/ Aeroplani rrëzohet pranë ndërtesave të banimit, 2 të vdekur në Poloni

18:07, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona humbën jetën sot pas rrëzimit të një aeroplani të lehtë në qytetin polak Ksicko Velkej, në rajonin qendror-perëndimor të Wielkopolska, raportoi portali RMF24.

Sipas informacioneve paraprake, avioni u rrëzua në një pronë private pranë ndërtesave të banimit dhe u përfshi nga flakët.

Disa departamente zjarrfikësish shtetërore dhe vullnetare ishin në vendngjarje dhe arritën të nxirrnin trupat nga avioni pasi zjarri u shua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco