Siria dënon 'inkursionin ushtarak' izraelit në fshatrat pranë Damaskut

Siria dënon 'inkursionin ushtarak' izraelit në fshatrat pranë Damaskut

17:43, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Jashtëm i Sirisë ka dënuar atë që e përshkroi si një "inkursion ushtarak" izraelit në zonën Beit Jinn, në periferi të Damaskut.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë të ndarë në mediat sociale, thuhet se incidenti u krye nga një forcë "e përbërë nga njëmbëdhjetë automjete ushtarake dhe gati gjashtëdhjetë ushtarë".

Ajo e përshkroi atë si një "shkelje flagrante" të sovranitetit të Sirisë dhe një "kërcënim" për paqen rajonale.

Kujtojmë se Izraeli ka qenë prej kohësh i gatshëm të dërgojë forca përtej kufirit të tij në Siri.

Për dekada të tëra, Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit, një zonë në Sirinë jugperëndimore.

Më herët këtë muaj, Izraeli nisi sulme ndaj Damaskut pas sulmeve ndaj komunitetit Druze në Sirinë jugore nga forcat fisnore dhe qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco