OnlyFans merr 7.2 miliardë dollarë nga abonentët në vitin 2024, faqja për të rritur vazhdon lulëzon

OnlyFans merr 7.2 miliardë dollarë nga abonentët në vitin 2024, faqja për të rritur vazhdon lulëzon

16:11, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Platforma e njohur për përmbajtjen për të rritur, OnlyFans, ka raportuar një rritje të qëndrueshme të abonimeve dhe të ardhurave në vitin 2024, duke arritur shifra rekord financiare.

Sipas operatorit Fenix International Limited, kompania gjeneroi 7.2 miliardë dollarë (6.16 miliardë euro) në pagesa, ndërkohë që të ardhurat neto u ngjitën në 1.4 miliardë dollarë (1.2 miliardë euro).

Fitimi neto pas taksave arriti në 520 milionë dollarë (444.6 milionë euro), duke shënuar rritje krahasuar me 485 milionë dollarë një vit më parë. Pas rezultateve të vitit 2024, OnlyFans shpërndau 701 milionë dollarë (599 milionë euro) dividentë për pronarin e saj të vetëm, biznesmenin ukrainas-amerikan Leonid Radvinsky, i cili që nga viti 2021 ka përfituar rreth 1.8 miliardë dollarë nga platforma.

Numri i llogarive të krijuesve u rrit me 13%, duke arritur në 4.63 milionë, ndërsa llogaritë e fansave u rritën me 24%, duke arritur në mbi 377 milionë. Platforma private mbledh të ardhurat duke marrë një komision prej 20% nga pagesat e abonentëve për përmbajtjen ekskluzive që ofrojnë krijuesit.

Krahas përmbajtjes për të rritur, OnlyFans është përpjekur të zgjerojë imazhin duke hyrë në partneritete sportive dhe duke ofruar hapësirë për atletët profesionistë të lidhen drejtpërdrejt me tifozët. CEO Keily Blair deklaroi se viti 2024 dëshmoi potencialin e platformës për të konkurruar në një gamë më të gjerë zhanresh.

Sipas raportimeve, kompania po shqyrton mundësinë e një shitjeje të mundshme me vlerë deri në 8 miliardë dollarë (6.84 miliardë euro), ndërsa vazhdon të mbetet një nga platformat më fitimprurëse në industrinë globale të përmbajtjes online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco