Bilanci i viktimave nga sulmi ajror në Gaza vazhdon të rëndohet, ndërsa është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe gazetari Ahmad Abu Aziz, si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmit.
Me vdekjen e tij, numri i gazetarëve të vrarë rritet në pesë.
Mes viktimave të konfirmuara janë edhe:
Hossam al-Masri, fotoreporter i agjencisë së lajmeve Reuters
Mohammed Salama, fotoreporter me rrjetin Al Jazeera
Mariam Abu Daqa, gazetare që bashkëpunonte me disa media ndërkombëtare, përfshirë The Independent Arabic dhe Associated Press
Moaz Abu Taha, gazetar për rrjetin NBC
© SYRI.net