Dëshmia rrëqethëse: Fauci bënte prova klinike te fëmijët

Dëshmia rrëqethëse: Fauci bënte prova klinike te fëmijët

13:22, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë të fundit, u hodhën akuza të rënda lidhur me praninë e laboratorëve biologjikë në Ukrainë dhe përdorimin e fëmijëve në kujdes të përkohshëm për prova klinike. I ftuari pretendoi se në Ukrainë ndodhen rreth 36 laboratorë me origjinë amerikane, duke e quajtur vendin “perfekt” për eksperimente të tilla për shkak të infrastrukturës dhe gjendjes së popullsisë. Ai përmendi gjithashtu se, sipas librit të Robert F. Kennedy Jr., në Shtetet e Bashkuara janë përdorur mbi 13 mijë fëmijë të birësuar përkohësisht për testime mjekësore, një deklaratë që ngjalli habinë e Tucker Carlson gjatë intervistës.

Pjesë nga biseda:

I intervistuari: Në Ukrainë kishte rreth 36 laboratorë armësh biologjike me origjinë amerikane. Atëherë pse Ukraina është “perfekte”? Ukraina është perfekte. Për të drejtuar një laborator armësh biologjike, të duhet infrastrukturë e dorës së parë dhe njerëz të botës së tretë për të testuar gjëra mbi ta. Ukraina pak a shumë e ka këtë, apo jo? Sepse Fauci, për shembull, në Shtetet e Bashkuara, kur duhej të bënte provat klinike, shkonte tek shërbimi i birësimit të përkohshëm. Bënin prova klinike te fëmijët e birësuar përkohësisht.

Tucker Carslson: Çfarë?

I intervistuari: Po, duhet të lexosh librin e Kennedy-t. Ata përdornin rreth 13,000–14,000 fëmijë që ishin në birësim të përkohshëm për provat klinike. Ata thoshin se fëmijët do të kuptonin që po sëmureshin dhe nuk do të donin t'i merrnin medikamentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco