Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Uragani Erin forcohet në kategori, kërcënon Karaibet dhe bregun lindor të SHBA-së

Uragani Erin forcohet në kategori, kërcënon Karaibet dhe bregun lindor të SHBA-së

08:20, 17/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Uragani Erin është intensifikuar me shpejtësi duke u shndërruar në një ciklon të rrallë të kategorisë pesë, me erëra maksimale deri në 260 km/orë, që pritet të forcohen edhe më tej. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, Mike Brennan, deklaroi se stuhia “jashtëzakonisht e fuqishme” u thellua dhe u rrit në mënyrë shpërthyese brenda natës, duke kaluar nga stuhi tropikale në një nga uraganët më të rrezikshëm të viteve të fundit.

Aktualisht duke u lëvizur mbi Karaibe, Erin pritet të kalojë në veri të Ishujve Leeward, Ishujve Virgjër dhe Porto Rikos gjatë fundjavës, duke sjellë deri në 15 cm reshje shiu, me rrezik për përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje balte. Edhe pse nuk parashikohet të arrijë në tokë në SHBA-në kontinentale, stuhia do të prodhojë dallgë të larta dhe rryma të rrezikshme përgjatë gjithë bregut lindor. Florida dhe shtetet e Atlantikut të Mesëm pritet të përjetojnë kushtet më të rrezikshme të dallgëve, ndërsa Bermudat mund të përballen me reshje të rrëmbyeshme dhe valë kërcënuese për jetën.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka vendosur kufizime për lëvizjen e anijeve në portet e Ishujve Virgjër dhe në disa zona të Porto Rikos, përfshirë San Juanin. Harta e projeksionit të uraganit tregon se stuhia do të kalojë pranë Porto Rikos të dielën, më pas do të lëvizë në veriperëndim, pranë Bahamas deri të hënën mbrëma, përpara se të drejtohet drejt verilindjes së Oqeanit Atlantik.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), sezoni i këtij viti parashikohet “mbi normalen”, me një numër më të lartë stuhish të kategorisë së katërt dhe të pestë, të nxitura nga efektet e ngrohjes globale. Erin është uragani i parë i fuqishëm i sezonit Atlantik 2025 dhe po shihet si një sinjal alarmi për rreziqet gjithnjë e më të mëdha klimatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco