Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi të dielën në mëngjes.
Lajmin e konfirmoi Agjencia Indoneziane e Meteorologjisë dhe Gjeofizikës, BKMG.
Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur në zonën detare 18 kilometra në veriperëndim të qytetit të Poso dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 kilometra.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima ose dëme të konsiderueshme.
Mësohet se dhjetëra persona janë plagosur po ende nuk ka shifra të sakta. Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën "Unaza e Zjarrit" të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.
© SYRI.net