Momente frike dhe paniku janë përjetuar këtë të shtunë në Porto Cesareo të Salentos, ku një tromba marina e fuqishme, goditi papritur bregdetin pak pas orës 13:10, duke shkaktuar dëme të shumta.
Fillimisht zona u përfshi nga një shi i rrëmbyeshëm, ndërsa më pas një vorbull ere e fortë, e formuar mbi det, preku bregun në lido-n Paradise. Fenomeni i pazakontë shkuli çadra plazhi, hodhi në ajër shezlonge, si dhe dëmtoi gazebo, struktura të tjera e madje edhe disa varka të ankoruara në port.
Furia e erës goditi veçanërisht plazhin qendror, ku ndodhet edhe hapësira e dedikuar për personat me aftësi ndryshe, duke shkaktuar panik te pushuesit dhe banorët vendas.
Fatmirësisht, pavarësisht pranisë së dhjetëra turistëve në atë moment, askush nuk është në gjendje të rëndë. Vetëm disa persona pësuan dëmtime të lehta nga rrëzimi i shezlloneve dhe çadrave.
Tromba marina është një fenomen i ngjashëm me tornadon, por që formohet mbi det dhe shpeshherë, kur arrin bregun, shkakton dëme të konsiderueshme në struktura dhe objekte.
© SYRI.net