Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Krimi i rëndë me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Napoli

Krimi i rëndë me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Napoli

20:27, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti e plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugicë në Forio d'Ischia të Napolit, ku një 63 vjeçar me origjinë ukrainase vrau nënën dhe partnerin e ish-gruas së tij.

E plagosur në këtë ngjarje mbeti dhe ish-bashkëshortja e autorit të krimit, i cili më pas drejtoi pistoletën nga vetja dhe u vetëvra.

Gruaja 42 vjeçare ndodhet në spital në gjendje të rëndë, teksa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco