Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Treni del nga shinat, një i vdekur dhe disa të plagosur në Danimarkë

Treni del nga shinat, një i vdekur dhe disa të plagosur në Danimarkë

19:10, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën, kur një tren goditi një automjet dhe doli nga shinat në jug të Danimarkës të premten, tha policia daneze.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se një vagon ishte shkëputur nga treni dhe ishte shtrirë anash, raportoi TV2 danez.

Policia tha se nga 95 personat në bord të trenit, një vdiq dhe disa u plagosën, nga të cilët dy u transportuan me helikopter, tha policia e rajonit Jugor të Jutlandit në Danimarkë, në një njoftim për shtyp.

Incidenti ndodhi kur treni goditi një automjet në një kryqëzim rrugor, tha operatori kombëtar i sistemit hekurudhor Banedanmark në X.

Operatori kombëtar hekurudhor i Danimarkës, DSB në pronësi të shtetit, tha veçmas se kishte ndaluar të gjitha udhëtimet midis qyteteve Kliplev dhe Tinglev, pranë kufirit të Danimarkës me Gjermaninë./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco