Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

Mamdani: Kam folur disa herë me Obamën

Mamdani: Kam folur disa herë me Obamën

10:34, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zohran Mamdani tha se ka folur me Barack Obamën “disa herë” që kur mposhti kandidatin e establishmentit demokrat, AndrewCuomo-n, në primaret për zgjedhjet për kryetar të Nju Jorkut.

Kandidati socialist, 33 vjeç, tha se ish-presidenti amerikan i telefonon "fill pas primareve” dhe që kanë biseduar disa herë në telefon.

Këto biseda ka të ngjarë të kenë pasur rëndësi të madhe për zotin Mamdani, i cili ende nuk është pranuar plotësisht nga figurat kyçe të partisë, për shkak të shqetësimeve se politikat e tij të diskutueshme janë shumë radikale për t’u pëlqyer nga votuesit jashtë qyteteve liberale si Nju Jorku.

“Ishte një nder për mua që më erdhi ajo telefonatë,” tha Mamdani gjatë një eventi në Bronks, si pjesë e turneut të tij pesëditor kundër Trump-it në pesë lagjet e qytetit.

Gjatë telefonatës së parë, ata folën për fushatën e tij për kryetar, si dhe për “rëndësinë e shpresës në politikën tonë dhe mënyrat se si qeverisim për ta bërë atë realitet,” tha Mamdani.

Ai shtoi: “Mësimet e asaj bisede janë të shtrenjta për mua ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë këtë fushatë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme, dhe ishte një nder që ish-presidenti gjeti kohë të ndante reflektimet e tij me mua.”

Kur u pyet nëse shpresonte që Obama ta mbështeste publikisht, Mamdani tha se “do t'ia linte vetë presidentit në dorë vendimin për mbështetje.”

Megjithëse fitoi primaret demokrate pothuajse dy muaj më parë, Mamdani nuk ka marrë ende mbështetje nga demokratja më e fuqishme e shtetit, guvernatorja Kathy Hochul.

Figura të tjera të njohura të Nju Jorkut, përfshirë HakeemJeffries, liderin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Chuck Schumer, liderin e pakicës në Senat, gjithashtu nuk kanë dhënë mbështetje për Mamdanin.

Detajet e telefonatës së gjatë mes Mamdanit dhe  Obamës u raportuan së pari nga New York Times, i cili tha se ish-këshilltari David Axelrod e vizitoi Mamdanin në zyrën e tij të fushatës në Manhatan.

Patrick Gaspard, një tjetër ish-këshilltar i Obamës që po punon si këshilltar informal për fushatën e Mamdanit, thuhet se e prezantoi Axelrod-in me politikanin nga Nju Jorku.

Jeffrey Lerner, ish-këshilltar i Obamës dhe drejtori i komunikimit të fushatës së Mamdanit, i tha gazetës: “Ashtu si shefi im i mëparshëm, Zohran mishëron udhëheqje të matur, guxim moral dhe aftësi unike për të frymëzuar shpresë tek ata që janë lënë pas nga politika e zakonshme.” / The Telegraph - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco