Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

Telefonata pas samitit me Putin/ Zelenksy do takohet me Trump në Uashington, zbulohet data

Telefonata pas samitit me Putin/ Zelenksy do takohet me Trump në Uashington, zbulohet data

09:47, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, të hënën në Uashington.

Ky njoftim vjen vetëm pak pas një bisede të gjatë telefonike mes dy liderëve, e cila u zhvillua pas takimit të Trump me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaska mbrëmjen e kaluar.

Takimi i ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë pritet të fokusohet te situata në Ukrainë, në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është intensifikuar në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti. Detaje të mëtejshme mbi axhendën e takimit nuk janë bërë ende publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco