Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

'Të gjitha opsionet mbeten në tryezë': Takimi Trump–Putin përfundon pas rreth 3 orësh, pritet konferencë e përbashkët për shtyp

'Të gjitha opsionet mbeten në tryezë': Takimi Trump–Putin përfundon pas rreth 3 orësh, pritet konferencë e përbashkët për shtyp

00:44, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Të gjitha opsionet mbeten në tryezë”. Kështu u shprehën zyrtarë të lartë amerikanë për rrjetin CNN, menjëherë pas përfundimit të takimit mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, i fokusuar në çështjen e luftës në Ukrainë.

Takimi u zhvillua për më shumë se dy orë dhe u karakterizua nga pjesëmarrja e kufizuar: vetëm dy këshilltarë nga secila palë ishin të pranishëm në bisedime, që u mbajtën me dyer të mbyllura.

Kremlini ka konfirmuar përfundimin e bisedimeve, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se së shpejti do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, ku pritet të jepen detaje rreth temave të diskutimit dhe qëndrimeve të dy presidentëve.

Takimi vjen në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare, mes përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në Ukrainë dhe tensioneve të vazhdueshme mes Moskës dhe Perëndimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco