Në Anchorage, Alaska, është duke u zhvilluar takimi historik midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Pas një përshëndetjeje të ngrohtë dhe ndalimit për të bërë fotografi, të dy liderët kanë nisur bisedimet e tyre, të cilat kanë zgjatur rreth një orë deri tani, dhe pritet të shfaqen sërish vetëm gjatë konferencës së përbashkët për shtyp më vonë gjatë ditës.
Trump ka shtruar tapetin e kuq për Putinin. Të dy presidentët zbresin nga avionët e tyre respektivë dhe përshëndeten me një dorëzëngjes të ngrohtë mbi tapetin e kuq të shtruar në pistën ajrore. Trump duartrokiti ndërsa Putin afrohej, ndërsa më pas udhëtuan së bashku drejt vendtakimit në makinën presidenciale të Trump.
Takimi fillimisht nga një-në-një është shndërruar në një takim tre-në-tre. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe emisari i posaçëm, Steve Witkoff, janë pranë Trump, ndërsa Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe këshilltari për politikën e jashtme Yuri Ushakov janë pranë Putin.
Ky takim mund të zgjasë gjatë. Më herët gjatë ditës, Kremlini bëri me dije se takimi mund të zgjasë deri në gjashtë ose shtatë orë.
Putini Ă«shtĂ« pritur edhe nga gazetarĂ«t qĂ« i drejtonin pyetje, duke i kĂ«rkuar: âKur do tĂ« ndaloni vrasjen e civilĂ«ve?â dhe âPse duhet Trump tâi besojĂ« fjalĂ«ve tuaja?â TĂ« dy liderĂ«t ende nuk kanĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje ndaj pyetjeve tĂ« medias. NdĂ«rkohĂ«, pranĂ« vendtakimit zhvillohen protesta nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« UkrainĂ«s.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk merr pjesĂ« nĂ« bisedime, ka deklaruar se âpo mbĂ«shtetet tek Amerikaâ dhe se nuk ka asnjĂ« shenjĂ« qĂ« Rusia dĂ«shiron tĂ« ndalojĂ« luftĂ«n. Takimi nĂ« Alaska pritet tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r stabilitetin dhe zhvillimet nĂ« rajonin e EuropĂ«s dhe botĂ«s.
© SYRI.net