Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Digjet Turqia jugore

Digjet Turqia jugore

21:23, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Flakët po shkrumbojnë zona të tëra në prefekturën e qarkut Mersin për ditën e dytë radhazi.

Zjarri, që shpërtheu në një zonë pyjore në Silifke, ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e banorëve.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit vijojnë pa ndërprerje, por era e fortë nga verilindja dhe lagështia e ulët e ajrit po e bëjnë misionin edhe më të vështirë.

‘Nuk mund të themi se rreziku ka kaluar derisa të shuhen totalisht zjarret. Mungesa e lagështisë dhe erërat e fuqishme e vështirësojnë shumë punën.’

Sipas prefekturës, 70% e shtëpive në dy fshatra janë djegur, ndërsa 190 banorë janë vendosur në strehim të përkohshëm.

Helikopterë janë angazhuar në operacion gjatë ditës, duke hedhur ujë mbi zonat e përfshira nga flakët, ndërsa ekipet në terren po luftojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco