Bessent flet për syrin e nxirë misterioz të Musk-ut pas përplasjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë

Bessent flet për syrin e nxirë misterioz të Musk-ut pas përplasjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë

13:41, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka mohuar zërat se i ka nxirë syrin Elon Musk-ut pas një sherri mes tyre në korridoret e Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur për Bloomberg, Bessent ishte i rezervuar për të thënë nëse ai dhe Musk patën përplasje fizike gjatë debatit të ashpër në prill, por shtoi: “Mund të them 100 për qind se nuk ia kam nxirë unë syrin.”

Bessent dhe Musk patën një debat të nxehtë, me sharje, vetëm disa metra larg presidentit Donald Trump, teksa tensionet mes tyre arritën kulmin.

Thuhet se Bessent ishte i xhindosur me Musk-un për shkak se ai kishte vepruar pas shpinës së tij, duke shtyrë Trump-in të emëronte Gary Shapley-n si komisioner të përkohshëm të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS), një njësi e Departamentit të Thesarit. Bessent donte në këtë post zëvendëssekretarin e Thesarit, Michael Faulkender, i cili përfundimisht e zëvendësoi Shapley-n pas vetëm disa ditësh.

Raportohet se Bessent i ka bërtitur Musk-ut disa herë “Ik p*****!” ndërsa u përballën me njëri-tjetrin, dhe Musk iu përgjigj duke e quajtur Bessent-in “mashtrues të madh.”

ImageSipas aleatit kryesor të Trump-it, Steve Bannon, Musk më pas e ka goditur me sup në brinjë Bessent-in “si lojtar regbie,” raportoi The Washington Post, dhe disa persona u desh të ndërhynin për t’i ndarë.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e minimizoi incidentin mes Musk-ut dhe Bessent-it, duke thënë në atë kohë se “mospajtimet janë pjesë normale e çdo procesi të shëndetshëm politik dhe, në fund, të gjithë e dinë që shërbejnë sipas dëshirës së presidentit Trump.”

Disa javë më vonë, Musk u shfaq në Zyrën Ovale krah Trump-it për të shënuar ditën e tij të fundit si drejtues i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE), me një sy të nxirë, për të cilin Bessent-i këmbëngul se nuk ka dorë në të.

Musk foli për dëmtimin e tij kur u pyet nga gazetarët, duke pretenduar se e kishte marrë duke “luajtur” me djalin e tij pesëvjeçar, X Æ A-12, që zakonisht quhet shkurt Lil’ X.

“Nuk isha aspak afër Francës,” tha Musk me shaka, duke iu referuar një incidenti ku presidenti francez Emmanuel Macron u godit në fytyrë nga gruaja e tij, Brigitte, teksa përgatiteshin të zbrisnin nga avioni në Vietnam.

“Thjesht po luaja me Lil’ X-in. Dhe i thashë: "Eja, më godit në fytyrë." Dhe ai e bëri,” tha Musk. “Doli që edhe një pesëvjeçar kur të godet në fytyrë, të lë shenjë.”

Departamenti i Thesarit dhe përfaqësuesit e Musk-ut nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment nga Daily Beast. / The Daily Beast - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco