Një premtim global po shuhet në heshtje, nxehtësia po djeg marrëveshjet

Një premtim global po shuhet në heshtje, nxehtësia po djeg marrëveshjet

07:10, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në 25 muajt e fundit, vetëm katër prej tyre nuk e kanë tejkaluar mesataren e temperaturës prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. A do të thotë kjo ka dështuar se Marrëveshja e Klimës në Paris?

Duke parë valët e të nxehtit që kanë përfshirë pjesë të mëdha të Evropës gjatë javëve të para të verës, gjetjet e buletinit të klimës për muajin korrik, të publikuara nga shërbimi i klimës së Bashkimit Evropian, Copernicus, nuk janë befasi.

Muaji i kaluar ishte korriku i katërt më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, me temperatura mesatare që arritën në 21.12 gradë Celsius, ose 1.30 gradë Celsius mbi mesataren e korrikut për periudhën 1991-2020.

“Patëm disa kontraste rajonale, siç ndodh shpesh në Evropë”, tha Julien Nicolas, shkencëtar i lartë në Copernicus, për Euronews.

Muaji filloi jashtëzakonisht i nxehtë në shumicën e pjesëve të Evropës, veçanërisht në perëndim, transmeton Telegrafi.

“Ndërsa muaji përparoi, temperaturat ranë dhe kushtet u bënë më të lagështa në pjesën perëndimore dhe qendrore të Evropës”, shtoi ai

Anomalitë që ranë në sy gjatë korrikut ishin temperaturat shumë mbi mesataren në Skandinavi, ku temperaturat arritën në 30 gradë Celsius për disa javë.

“Kjo është mjaft domethënëse dhe nuk është moti që do të prisnim të zgjaste në këto gjerësi gjeografike”, pohoi Nicolas.

Ndërkohë, në Turqi temperatura arriti në 50 gradë Celsius.

Tendencë afatgjatë e ngrohjes

Një nga gjetjet kryesore të raportit thekson se, në shkallë globale, korriku 2025 ishte 1.25 gradë Celsius mbi mesataren e vlerësuar të periudhës 1850-1900, e cila përdoret për të përcaktuar nivelin para-industrial. Në 21 nga 25 muajt e fundit, temperatura mesatare globale ka qenë 1.5 gradë Celsius ose më shumë mbi këtë nivel.

Kjo ngre pyetjen: A do të thotë kjo se Marrëveshja historike e Parisit, e ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe që synon të kufizojë rritjen afatgjatë të temperaturës mesatare në maksimum 1.5 gradë Celsius mbi nivelin para-industrial, ka dështuar?

“Kjo është një çështje që po diskutohet për momentin. Mendoj se duhet mbajtur mend se Marrëveshja e Parisit i referohet një mesatareje afatgjatë prej 1.5 gradë Celsius që nuk duhet të tejkalohet në mënyrë që të shmangen pasojat më katastrofike dhe të pakthyeshme të ndryshimeve klimatike. Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit janë tejkalime të përkohshme të këtij kufiri”, deklaroi Nicolas.

Ai shpjegoi se, në përgjithësi, mesatarja afatgjate konsiderohet e tejkaluar vetëm kur niveli është kapërcyer në një mesatare 20-vjeçare – një kohëzgjatje që konsiderohet e përshtatshme për të karakterizuar klimën dhe për të zbutur luhatjet natyrore të temperaturës globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco