Aksident fatal në Milano/ 4 të mitur nën 14 vjeç vjedhin makinën dhe përplasin për vdekje të moshuarën

Aksident fatal në Milano/ 4 të mitur nën 14 vjeç vjedhin makinën dhe përplasin për vdekje të moshuarën

12:56, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik ndodhi në lagjen Gratosoglio të Milanos, ku pensionistja 71-vjeçare, Cecilia De Astis, u godit dhe vdiq pasi u përplas nga një makinë e vjedhur e drejtuar nga katër adoleshentë të mitur, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, katër të rinjtë, tre djem dhe një vajzë, të cilët dyshohet të kenë qenë rreth 11-14 vjeç, nuk u kthyen për të parë viktimën, por ikën me vrap nga makina me pjesën e përparme të dëmtuar. Makina, një Citroen DS4 me targë franceze, kishte dalë nga rruga, kaloi trotuarin dhe goditi pensionisten ndërsa ajo po ecte për të marrë autobusin.

Policia lokale në Milano nisi menjëherë hetimet, duke mbledhur prova dhe duke përdorur kamera të sigurisë për të ndjekur lëvizjet e të rinjve. Katër adoleshentët u identifikuan dhe u arrestuan brenda 24 orëve në një kamp romësh në zonën Via Selvanesco. Shoferi i makinës është vetëm 13 vjeç, ndërsa tre të tjerët janë 11 dhe 12 vjeç, të gjithë me origjinë boshnjake.

Image

Makina ishte vjedhur një natë më parë nga një grup turistësh francezë që po vizitonin Itali, të cilët e lanë automjetin pranë hotelit ku po qëndronin.

Image

Për shkak të moshës së tyre, adoleshentët nuk mund të mbahen ligjërisht përgjegjës në Itali. Familja e viktimës dhe komuniteti lokal janë tronditur nga ngjarja dhe kërkojnë drejtësi.

Prokurori Enrico Pavone ka ngritur akuzat për vrasje me automjet dhe mosdhënie ndihme, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco