Zjarret në Leiria, Portugali, 12 gusht 2025
Ekipet e emergjencës po luftojnë me zjarre të shumta në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa një valë rekord e nxehtësisë vazhdon në të gjithë Evropën.
Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës të hënën në një përpjekje për të kontrolluar një zjarr që po digjej në komunën Tres Cantos, e vendosur 23 km në veri të Madridit.
Temperaturat ekstreme në Spanjë dhe Portugali pritet të vazhdojnë të paktën deri të mërkurën, thonë zyrtarët, me parashikime që arrijnë deri në 44 gradë Celsius.
Temperaturat ekstreme dhe erërat e forta kanë shkaktuar formimin e “tornadove të zjarrit” në Spanjën veriore, ku disa zjarre të fuqishme kanë shkrumbuar shtëpi dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona pranë parkut kombëtar Las Médulas, i mbrojtur nga UNESCO.
Rreth 800 banorë janë urdhëruar të largohen nga gjashtë fshatra në rajonin Castile dhe Leon.
Situata është përkeqësuar nga një valë e gjatë të nxehti që ka përfshirë vendin, çka solli edhe krijimin e “tornadove të zjarrit”, që detyruan zjarrfikësit të tërhiqeshin përkohësisht nga terreni.
Shkencëtarët paralajmërojnë se rajoni i Mesdheut përballet gjithnjë e më shumë me rrezikun e zjarreve për shkak të verërave të thata dhe të nxehta. Në këto kushte, një shkëndijë e vetme, qoftë edhe nga rrufeja, mund të përhapë zjarre të pakontrollueshme.
Disa nga zjarret dyshohet se janë shkaktuar nga rrufe, por shumica, sipas autoriteteve, janë rezultat i qëllimshëm.
Situata mbetet kritike edhe në veri të Portugalisë fqinje, ku rreth 700 zjarrfikës po luftojnë me një zjarr të madh që shpërtheu të shtunën në zonën e Trancoso-s, rreth 350 km në verilindje të Lisbonës.
Edhe Kroacia po digjet nga zjarret që kanë përrfshirë vendin, me tempetratura rekord.
© SYRI.net