62-vjeçari akuzohet se mbyti nusen e tij, e mbajti me forcë nën ujë pas një zënke për nipërit

62-vjeçari akuzohet se mbyti nusen e tij, e mbajti me forcë nën ujë pas një zënke për nipërit

09:55, 07/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një britanik akuzohet se ka tentuar të mbytë nusen e tij në një pishinë pushimi në Florida.

62-vjeçari Mark Raymond Gibbon nga Beaconsfield, Buckinghamshire, dyshohet se e ka mbajtur disa minuta nën ujë 33-vjeçaren pas një zënke për nipërit e tij. Ai dyshohet se ndaloi vetëm kur motrat, që qëndronin në shtëpinë ngjitur telefonuan policinë.

Vajza nëntëvjeçare e viktimës dyshohet se u hodh në pishinë për të ndaluar Gibbon. Familja po qëndronte në një shtëpi me qira në Solterra Resort të Davenport, Florida, kur ndodhi incidenti të dielën.

Gibbon u arrestua dhe u dërgua në burgun e qarkut Polk, ku u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe dhunë fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco