Von der Leyen: Franca po përballet me zjarret më të mëdha në histori, Evropa qëndron përkrah saj

Von der Leyen: Franca po përballet me zjarret më të mëdha në histori, Evropa qëndron përkrah saj

22:16, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka shprehur solidaritetin e saj me Francën, e cila po përballet me një nga zjarret më të mëdha të viteve të fundit.

Që nga pasditja e së martës, autoritetet franceze janë në gatishmëri të plotë për të përballuar një zjarr masiv që ka shpërthyer në rajonin Aude, pranë maleve të Pirenejve. Deri më tani, sipas informacioneve paraprake, një grua ka humbur jetën si pasojë e flakëve.

Përmes një postimi në platformën X, Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e saj për autoritetet dhe qytetarët francezë:
Evropa qëndron përkrah Francës ndërsa përballet me zjarret më të rënda në historinë e saj të afërt, në rajonin Aude. Mendimet e mia janë me zjarrfikësit trima që luftojnë me flakët. Jemi të gatshëm të mobilizojmë burimet e mekanizmit emergjent rescEU për të ndihmuar në përpjekjet për kontrollin e zjarreve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco