Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Rusia sot është më e gatshme për të pranuar paqen në Ukrainë.
Sipas Zelenskit, ky rezultat vjen pas presionit që ndërkombëtarët i ushtruan Kremlinit.
“Presioni që po u ushtrohet po jep rezultat”, u shpreh Zelensky, në një komunikim me qytetarët ukrainas.
Zelenski shtoi se Ukraina dhe SHBA, duhet të jenë të kujdesshme, dhe sipas tij, nuk duhet të mashtrohen nga ndonjë plan i fshehtë i mundshëm nga Rusia.
“E rëndësishme është të mos mashtrohemi në detaje – as ne, as SHBA.”, shtoi ai.
© SYRI.net