Të shtëna me armë në një bazë ushtarake në SHBA, të plagosur 5 ushtarë

Të shtëna me armë në një bazë ushtarake në SHBA, të plagosur 5 ushtarë

19:10, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë ushtarë u qëlluan në një ‘incident me të shtëna aktive’ në zonën e Ekipit Luftarak të Brigadës së 2-të të Blinduar, e cila është pjesë e bazës së ushtrisë në Fort Stewart.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës, sipas orës lokale.

Duke konfirmuar incidentin në faqen e tyre në Facebook, zyrtarët në bazë thanë se ushtarët e plagosur u trajtuan nga personeli i urgjencës në vend dhe u transferuan në spital për trajtim të mëtejshëm, raporton BBC.

Image

Ajo thotë se personi i armatosur u arrestua në orën 11:35 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe nuk ka ‘asnjë kërcënim aktiv për komunitetin’.

Incidenti mbetet nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco