Trump: Jam i përqendruar te ushqimi në Gaza, ripushtimi i mundshëm 'varet nga Izraeli'

Trump: Jam i përqendruar te ushqimi në Gaza, ripushtimi i mundshëm 'varet nga Izraeli'

12:50, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të martën se prioriteti i tij në lidhje me situatën në Gaza është shpërndarja e ndihmës ushqimore, ndërsa çdo vendim për ripushtimin e mundshëm të territorit do të mbetet në duart e Izraelit.

“Jam i përqendruar që t’u sigurojmë ushqim njerëzve në Gaza,” tha Trump gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se banorët atje “padyshim nuk po ia dalin shumë mirë me ushqimin”. Ai nënvizoi se Izraeli po ndihmon në këtë proces “si në shpërndarje, ashtu edhe në aspektin financiar”.

I pyetur nëse mbështet një ripushtim të plotë të Gazës nga ushtria izraelite, Trump u përgjigj: “Nuk mund të them me siguri… kjo do të varet kryesisht nga Izraeli.”

Deklaratat vijnë në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për ndihmë humanitare vazhdojnë në sfondin e luftimeve të ashpra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco