Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

10:54, 06/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Portugalia përballet me një valë të re të nxehti, temperaturat pritet të arrijnë në 41 gradë Celsius

Image

Portugalia po përjeton një valë të re të nxehti me temperatura që arrijnë deri në 41 gradë Celcius, duke vendosur veriun e vendit sërish në alarm të kuq për shkak të kushteve ekstreme.

LEXO EDHE: Portugalia goditet nga vala e të nxehtit, muaji gusht shënon temperatura tepër të larta

Kjo mund të jetë vera më e nxehtë në 15-20 vitet e fundit, sipas klimatologëve, me rrezik të lartë për zjarre në disa rajone. Në veri të vendit, zjarret kanë detyruar evakuime dhe përballen me mungesë të burimeve për ndërhyrje.

Komiteti turk fillon punën për marrëveshjen e paqes me PKK-në, një hap drejt përfundimit të kryengritjes

Image

Një komitet i ri parlamentar në Turqi ka nisur punën për të mbikëqyrur procesin e paqes me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë kurde e armatosur që ka zhvilluar një kryengritje të dhunshme kundër shtetit turk që nga viti 1984, fillimisht me synimin për krijimin e një shteti të pavarur kurd.

LEXO EDHE: PKK-ja kurde i jep fund luftës në Turqi dhe fillon çarmatimin

Pas njoftimit të PKK-së për çarmatim dhe shpërbërje, komiteti do të propozojë dhe mbikëqyrë reforma ligjore e politike për të avancuar pajtimin. Kryetari i Parlamentit e quajti këtë një “pikë historike kthese”, duke theksuar se fillon një epokë e re për shoqërinë turke.

Netanyahu shtyn planin për pushtimin e Gazës mes kundërshtimeve të forta brenda dhe jashtë Izraelit

Image

Një mbledhje e kabinetit të sigurisë së Izraelit, ku pritej të diskutohej plani i Netanyahu-t për “pushtimin e plotë” të Gazës, u shty për shkak të kundërshtimeve të forta nga ushtria dhe prej shqetësimeve ndërkombëtare për pasojat humanitare dhe sigurinë e pengjeve izraelite.

LEXO EDHE: Netanyahu i paraqet kabinetit planin për të aneksuar disa zona në Gaza

Zyrtarë të lartë ushtarakë dhe OKB-ja paralajmëruan se një ofensivë e tillë do të përkeqësonte krizën në Gaza dhe do të çonte në izolim më të madh për Izraelin. Ndërkohë, brenda Izraelit janë shtuar përçarjet mes Netanyahu-t dhe shefit të shtabit, duke ngritur dyshime për realizueshmërinë e planit.

SHBA-ja miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe

Image

LEXO EDHE: 4 vende europiane bien dakord të blejnë armë amerikane me vlerë të kombinuar prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën

Katër vende europiane: Hollanda, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, kanë rënë dakord të blejnë armë amerikane me vlerë mbi 1 miliard dollarë për t’ia dërguar Ukrainës, si pjesë e një marrëveshjeje të shpallur nga presidenti Trump.

Presidenti Zelenskyy falënderoi aleatët për ndihmën dhe tha se Ukraina ka nevojë urgjente për raketa Patriot për t’u mbrojtur nga sulmet ruse gjithnjë e më intensive. Hollanda do të dërgojë pjesë për sistemet Patriot, ndërsa shtetet e tjera kanë premtuar mbështetje të mëtejshme me armatim amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco