Suedi, Norvegjia dhe Danimarka do të kontribuojnë së bashku me 420 milionë euro në një iniciativë nën drejtimin e NATO-s për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane, njoftoi qeveria norvegjeze.
Paketa përfshin sisteme kundërajrore Patriot dhe pajisje të tjera ajrore, si dhe municion kundërtank. Suedia konfirmoi se do të kontribuojë me 240 milionë euro.
“Furnizimi i vazhdueshëm me material mbrojtës amerikan, që Europa nuk mund ta sigurojë në sasi të mjaftueshme, është kyç për kapacitetin mbrojtës të Ukrainës,” tha për gazetarët zëvendëskryeministrja suedeze, Ebba Busch.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, falenderoi tre vendet nordike për reagimin e tyre të shpejtë dhe mobilizimin financiar.
NATO ka njoftuar se do të koordinojë iniciativën ‘Prioritised Ukraine Requirements List’ (PURL), e cila mbështetet financiarisht nga vendet anëtare europiane të NATO-s dhe Kanadaja, duke e ndarë në paketa prej 500 milionë dollarësh.
© SYRI.net