Incident në festivalin veror në Japoni, dy anije përfshihen nga flakët

Incident në festivalin veror në Japoni, dy anije përfshihen nga flakët

18:18, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Paniku mbizotëroi në Yokohama të Japonisë , të hënën në mbrëmje kur dy anije që përdoreshin për të hedhur fishekzjarrë në një festival veror u përfshinë nga flakët.

Konkretisht, zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve dhe eventi u ndërpre menjëherë.  Sipas Autoritetit Portual të Yokohama-s, pesë punëtorë në njërën nga barkat u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve dhe u shpëtuan pak kohë më vonë.

Njëri prej tyre u dërgua në spital me lëndime të lehta, sipas mediave japoneze.  Organizatorët e festivalit veror thanë se kishte një problem me fishekzjarrët në barka dhe policia dhe autoriteti portual po hetojnë shkakun e incidentit.

Festivali ishte planifikuar të hidhte rreth 20,000 fishekzjarrë gjatë 25 minutave . Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit të shfaqjes, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u informuan se eventi ishte anuluar për arsye sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco