Irani mbyll shërbimet publike për shkak të të nxehtit/ Rezervat në depozitat e ujit në nivele jashtëzakonisht të ulëta

Irani mbyll shërbimet publike për shkak të të nxehtit/ Rezervat në depozitat e ujit në nivele jashtëzakonisht të ulëta

16:32, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet iraniane kanë urdhëruar mbylljen e shërbimeve publike nesër në Teheran dhe në shumë provinca të tjera, për shkak të valës së të nxehtit dhe konsumit të shtuar të energjisë, sipas asaj që raportuan sot mediat shtetërore.

Të paktën 15 nga 31 provincat e vendit do të kenë shërbimet e tyre të mbyllura ose me orar të reduktuar, me qëllim që të kufizohet konsumi i energjisë elektrike dhe ujit, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Irna.

Ndër provincat e prekura janë Azerbajxhani Perëndimor dhe Ardabili në veriperëndim, Hormozgani në jug, si edhe Alborzi dhe Teherani në veri.

Guvernatori i Teheranit, Mohamad Sadegh Motamedian, sqaroi se vendimi vjen pas një kërkese nga Ministria e Energjisë, ‘për shkak të temperaturave në rritje dhe nevojës që konsumimi i ujit dhe energjisë elektrike të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme’, sipas televizionit shtetëror.

Vala e të nxehtit, që ka përfshirë Iranin që nga mesi i korrikut, ka shkaktuar mungesa uji dhe energjie elektrike në një pjesë të madhe të vendit, ndërsa niveli i ujit në rezervuarët ka rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco