Video tronditëse/ Përmbytjet rrufe përpin fshatin buzë lumit në Indi, dhjetëra të bllokuar

Video tronditëse/ Përmbytjet rrufe përpin fshatin buzë lumit në Indi, dhjetëra të bllokuar

13:08, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një video tronditëse tregon momentin kur një përmbytje rrufe përfshin fshatin Dhanali, në shtetin verior indian të Uttarakhand, pasi një reshje e beftë e njohur si “cloudburst” shkaktoi përmbytje të furishme.

Pamjet dramatike tregojnë një rrjedhë të fuqishme uji që shkatërron gjithçka përpara saj, duke përfshirë banesa dhe rrugë në këtë fshat të vogël buzë lumit.

Autoritetet lokale kanë raportuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa dhjetëra persona dyshohet se janë të bllokuar. Ende nuk ka konfirmim për viktima.

Kryeministri i Uttarakhand-it ka deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës po zhvillohen “me intensitet maksimal”.

Një “cloudburst” është një stuhi ekstreme shiu në një zonë të vogël dhe në kohë të shkurtër, që shpesh shkakton përmbytje vdekjeprurëse.

https://youtube.com/shorts/AVLo6379EJ8?si=JZ-iYSqx_ylGgddF

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco