Një tërmet i fortë godet Iranin, ja sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Iranin, ja sa ishte magnituda

11:15, 05/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi provincën jugore iraniane të Kermanit mëngjesin e sotëm.

Sipas një deklarate nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti, me epiqendër në qytetin Zehkelut në provincën Kerman, u regjistrua në orën 8:36 të mëngjesit sipas kohës lokale, raporton Mehr.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 28 kilometrash nën sipërfaqe dhe ende nuk është publikuar asnjë informacion mbi viktimat dhe dëmet e mundshme, sipas agjencisë iraniane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco