Holanda ofron 500 milionë euro për mekanizmin e NATO-s që furnizon me armë Ukrainën

Holanda ofron 500 milionë euro për mekanizmin e NATO-s që furnizon me armë Ukrainën

21:20, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Holanda është vendi i parë që do të mbështesë financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën) të NATO-s për dorëzimin e armëve në Ukrainë, duke ofruar 500 milionë euro, siç njoftoi sot ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

Ukraina ka nevojë urgjente për përforcim të mbrojtjes kundër ajrit dhe municion,” shkruan Brekelmans në një postim në platformën X, duke shtuar se vendi i tij do të ofrojë 500 milionë euro për dorëzimin e sistemeve ushtarake amerikane (përfshirë raketat Patriot). “Kjo do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrojë veten dhe pjesën tjetër të Evropës nga sulmet ruse,” tha ai.

Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të ministrisë holandeze të Mbrojtjes, përmendet gjithashtu se edhe vende të tjera kanë premtuar se do ta mbështesin këtë program të ri.

Në kuadër të tij, Ukraina do të ketë mundësi të marrë pajisje ushtarake nga rezervat e Forcave të Armatosura amerikane, për të cilat do të paguajnë vende të tjera anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara po lirojnë ndihmë ushtarake në paketa me vlerë rreth 500 milionë dollarë, që përfshijnë sisteme armësh dhe municione të përshtatura për nevojat e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar muajin e kaluar se SHBA po shqyrtonin dorëzimin e armëve për Ukrainën, të financuara nga aleatët evropianë, pa dhënë detaje të mëtejshme atëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco