SHBA/ Të shtëna gjatë një feste në Los Anxhelos, humbin jetën dy persona

SHBA/ Të shtëna gjatë një feste në Los Anxhelos, humbin jetën dy persona

18:03, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave që shpërthyen gjatë një ‘street party’ në qendër të Los Anxhelosit gjatë natës.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti dyshohet se lidhet me veprimtarinë e bandave të zonës. Dëshmitarë okularë thanë se të shtënat erdhën nga një makinë tip Sedan e kuqe, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Policia e LAPD-së bllokoi zonën ku ndodhej festa, pranë një magazine, ku ndodheshin rreth 60 persona që, sipas dëshmive, festonin ditëlindjen e dikujt. Pas të shtënave, u gjetën disa të plagosur dhe gjurmë gjaku përgjatë rrugës.

Një burrë 29-vjeçar vdiq në vend, ndërsa një grua 52-vjeçare ndërroi jetë në spital. Viktima mashkull, sipas babait të tij, ishte DJ dhe baba i tre fëmijëve të vegjël.

Dy burra të tjerë, 34 dhe 37 vjeç, u dërguan në spital në gjendje kritike, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco