Një aligator u nxor nga një pishinë nga një oficer policie në St. Augustine, Florida.
Pamjet nga kamera e trupit tregojnë oficerin duke zgjatur duart qetësisht në ujë dhe duke e kapur kafshën e "jashtëzakonisht të inatosur" vetëm me duar, për ta nxjerrë në anë të pishinës.
Banorët mbetën të mahnitur nga mënyra e sigurt dhe e vendosur me të cilën zëvendës-sherifi Richardson përballoi situatën.
Zyra e Sherifit të Qarkut St. Johns njoftoi se aligatori u zhvendos në mënyrë të sigurt në një pellg aty pranë, pasi u transportua në pjesën e pasme të makinës së policisë./BBC
© SYRI.net