Franca/ Anulohen mbi 16 nisje trenash ‘Eurostar’ për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike

Franca/ Anulohen mbi 16 nisje trenash ‘Eurostar’ për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike

16:34, 04/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme në Francë u anuluan mbi 16 nisje trenash të Eurostar-it, ndërsa trafiku hekurudhor u ndërpre për shkak të një problemi në sistemin e furnizimit me energji elektrike, duke shkaktuar vonesa deri në 1 orë e 50 minuta.

Sipas kompanisë SNCF Réseau, e cila njoftoi për Agjencinë Franceze të Lajmeve, problemi lidhet me ‘linjën ajrore të kontaktit’ dhe ekipet janë në terren për të identifikuar dhe riparuar defektin.

Ngjarja ndodhi në zonën mes Moussy dhe Longueil, në veri të Francës.

Të paktën 16 trena Eurostar me linja Paris-Londër, Bruksel-Amsterdam janë anuluar deri në orën 19:00 (me atë lokale). Po ashtu, dy trena në linjën Paris-Bruksel dhe Bruksel-Paris, që u nisën mëngjesin e sotëm, janë kthyer në stacionet e tyre fillestare.

Kompanitë hekurudhore kanë vendosur rrugë alternative për pasagjerët e prekur.

Derisa në mesditë nuk kishte një parashikim për kohëzgjatjen e ndërprerjes, autoritetet vazhdojnë punën për zgjidhjen e situatës. Syri.net-CNN.gr

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco