Pas dështimit të negociatave me Hamasin për një armëpushim, Benjamin Netanyahu deklaroi sot, se operacionet ushtarake në Rripin e Gazës do të vazhdojnë.
Netanyahu theksoi se këtë javë do të thërrasë Këshillin e Sigurisë të qeverisë izraelite, për t’i dhënë udhëzime ushtrisë izraelite lidhur me hapat e ardhshëm në Rripin e Gazës dhe për të arritur të gjitha objektivat ushtarake.
"Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku për të përmbushur të gjitha objektivat tona ushtarake: mposhtjen e armikut, lirimin e pengjeve tona dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin," deklaroi Netanyahu në hapje të mbledhjes së rregullt të kabinetit qeveritar.
Ai nuk specifikoi se kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.
© SYRI.net