Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

‘E adhuroj sportin’/ Trump rikthen fitnesin presidencial për studentët

‘E adhuroj sportin’/ Trump rikthen fitnesin presidencial për studentët

15:58, 03/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer përmes një urdhri ekzekutiv ‘Testin Presidencial të Formës Fizike’, një program që nisi më 1966 dhe u hoq gradualisht gjatë presidencës së Barack Obamës.

Ky test, i destinuar për nxënësit e shkollave publike, përfshin ushtrime si vrapimi një milje, pompa për barkun dhe prova fleksibiliteti.

Është një traditë e mrekullueshme dhe po e rikthejmë”, deklaroi Trump gjatë prezantimit.

Së bashku me testin, është rihapur edhe Këshilli Presidencial për Sportin, Formën Fizike dhe Ushqimin, i cili do të përbëhet nga deri në 30 anëtarë, përfshirë sportistë, trajnerë dhe figura të njohura.

Të pranishëm në ngjarje ishin golfisti profesionist Bryson DeChambeau, ish-lojtari i NFL Lawrence Taylor dhe legjenda suedeze e golfit Annika Sorenstam.

Gjithmonë e kam dashur sportin. Kam qenë i mirë në sport,” tha Trump. “Sporti është mënyrë për t’u shkëputur për disa orë. Prandaj më pëlqen edhe golfin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco