Kërcënimet nga Izraeli vazhdojnë, deklaroi kreu i ushtrisë iraniane, Amir Khatami, sipas mediave shtetërore.
"Një kërcënim prej 1% duhet të konsiderohet si një kërcënim 100%. Nuk duhet të nënvlerësojmë armikun dhe të mendojmë se kërcënimet e tij kanë përfunduar," u shpreh Khatami për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, duke shtuar se fuqia raketore dhe e dronëve e Republikës Islamike ‘mbetet aktive dhe gati për veprim.’
Në qershor, Izraeli dhe SHBA ndërmorën sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë të ashtuquajturit luftë 12-ditore, në të cilën Teherani reagoi me disa sulme me raketa dhe dronë kundër Izraelit.
Muajin e kaluar, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se vendi i tij do të sulmojë sërish Iranin nëse ndihet i kërcënuar.
© SYRI.net