Një punonjës i organizatës ‘Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze’ është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi izraelit ndaj selisë së organizatës në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.
Lajmi u konfirmua sot nga vetë organizata përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
Sipas njoftimit, nga goditja ajrore është shkaktuar edhe një zjarr në katin e parë të ndërtesës së selisë.
Ndërkohë, të shtunën, 32 palestinezë humbën jetën nga bombardimet dhe të shtënat e ushtrisë izraelite (IDF) në Gazë, përfshirë 14 persona që po prisnin shpërndarjen e ndihmave humanitare, njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes Civile në enklavën palestineze.
Nga ana e saj, ushtria izraelite konfirmoi eliminimin e një komandanti të krahut të armatosur të Hamasit në një tjetër sulm në Rripin e Gazës.
© SYRI.net