Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi në seancë plenare

Shikoni videon e momentit kur rafineria ruse hidhet në erë, Zelensky konfirmon sulmin

Shikoni videon e momentit kur rafineria ruse hidhet në erë, Zelensky konfirmon sulmin

10:19, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat ukrainase kanë goditur për herë të dytë këtë javë rafinerinë e naftës në Moskë. Këtë e ka konfirmuar në X presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Janë goditur gjithashtu objektiva në rajonin e Rostovit dhe në territoret e përkohësisht të okupuara të Ukrainës. Kjo është një përgjigje plotësisht e justifikuar ndaj sulmeve ruse mbi qytetet dhe komunitetet tona, dhe një tjetër rezultat i rëndësishëm i punës së luftëtarëve tanë kundër strukturave që mbështesin makinerinë e luftës së Rusisë", ka shkruar ai.

"Në ditët e fundit, të gjithë partnerët tanë kanë vënë re saktësinë dhe efektivitetin e goditjeve tona me rreze të mesme dhe të sanksioneve me rreze të gjatë. Është koha që lufta të përfundojë, dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm në diplomaci", ka paralajmëruar ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco