Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Drejtoi dy çështje ndaj Trump, nisin hetimet ndaj ish-Prokurorit Jack Smith. Ishte në krye të Speciales kur u akuzuan krerët e UÇK-së

Drejtoi dy çështje ndaj Trump, nisin hetimet ndaj ish-Prokurorit Jack Smith. Ishte në krye të Speciales kur u akuzuan krerët e UÇK-së

22:56, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zyrtarët federalë amerikanë kanë konfirmuar për BBC se kanë hapur një hetim ndaj ish-prokurorit special Jack Smith, i cili drejtoi dy çështje penale federale kundër Presidentit amerikan Donald Trump përpara se të jepte dorëheqjen nga posti i tij në fillim të këtij viti. 

Zyra e Këshillit Special ka konfirmuar për BBC se një hetim ndaj Jack Smith është duke u zhvilluar, por nuk kanë pranuar të shtojnë detaje të mëtejshme.

Smith u emërua si Prokuror special në vitin 2022 për të hetuar keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të klasifikuara nga Trump dhe përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020.

Media amerikane kanë raportuar të shtunën se OSC po heton Jack Smithin për shkelje të dyshuara të Aktit Hatch, një ligj që ndalon aktivitetet politike nga zyrtarët qeveritarë.

Kjo vjen pasi Tom Cotton, një senator republikan nga Arkansas, i bëri thirrje OSC-së të hetojë Smithin për “ndërhyrje të pashembullt në zgjedhjet e vitit 2024”.

Smith ishte caktuar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022 për të mbikëqyrur hetimet federale ndaj Trump.

Të dyja rastet që ai hetoi çuan në ngritjen e akuzave penale kundër presidentit, i cili u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi t’i cilësonte ndjekjet penale si të motivuara politikisht. Çështjet u mbyllën më vonë pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor 2024, pasi rregulloret e Departamentit të Drejtësisë ndalojnë ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Jack Smith drejtonte Prokurorinë Speciale të Hagës në aktakuzën e ngritur kundër krerëve të UÇK-së, kur kishte vendosur të largohej për në SHBA që të niste hetimet ndaj Trumpit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco