Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Rusia: Nëndetëset e vendosura nga Trump nuk përbëjnë një kërcënim

Rusia: Nëndetëset e vendosura nga Trump nuk përbëjnë një kërcënim

22:14, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy nëndetëset “nuk përbëjnë një kërcënim të ri” për sigurinë kombëtare ruse, deklaroi për agjencinë e lajmeve ruse Tass ish-gjenerali i forcave ajrore dhe aktualisht deputet në Dumën Ruse, Leonid Ivlev, duke shtuar se Rusia është plotësisht e vetëdijshme për manovra të tilla ushtarake të SHBA.

Politikanë dhe ekspertë pranë Kremlinit duket se po minimizojnë vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane pranë Rusisë. Ky veprim, i shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, disa ditë para afatit që ai ka caktuar për 8 gusht për armëpushim në Ukrainë, ka ardhur “në përgjigje të deklaratave shumë provokuese të ish-presidentit Dmitry Medvedev”.

Viktor Vodolatsky, një tjetër deputet i partisë "Rusia e Bashkuar", e ka cilësuar të pavlefshëm çdo përpjekje për të frikësuar Rusinë, duke theksuar flotën e madhe të nëndetëseve bërthamore që zotëron vendi i tij.

Nuk është e qartë se ku do të dërgohen nëndetëset. Në postimin e tij, Trump përmendi vetëm “rajonet e përshtatshme”, pa dhënë ndonjë vendndodhje të saktë. Kremlini, së bashku me Medvedevin, ka qëndruar i heshtur dhe nuk e ka komentuar shpalljen.

Vodolatsky ka deklaruar se nuk është e nevojshme asnjë përgjigje zyrtare, sepse “të gjithë e dinë” që Trump e ndryshon shpesh qëndrimin e tij.

“Veprime të papjekura dhe të papërgjegjshme”, i ka cilësuar politologu Sergei Markov, i afërt me Kremlinin, duke akuzuar presidentin amerikan se ka humbur sensin e masës.

Nga ana tjetër, eksperti ushtarak rus Yuri Fyodorov, gjatë një paraqitjeje në kanalin rus në YouTube “The Breakfast Show”, ka paralajmëruar se vendosja e nëndetëseve amerikane mund të përbëjë një kërcënim real për Kremlinin. “Nëse nëndetëset vendosen pranë Qipros, raketat e tyre bërthamore mund të arrijnë në qendër të Rusisë për vetëm 10 minuta”, paralajmëroi Fyodorov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco