Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Hamasi publikon videon e pengut izraelit, duke hapur varrin e tij! Në Tel Aviv protesta për arritjen e një marrëveshjeve

Hamasi publikon videon e pengut izraelit, duke hapur varrin e tij! Në Tel Aviv protesta për arritjen e një marrëveshjeve

22:02, 02/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familja e Evyatar David, i cili mbahet peng në Gaza, ka lejuar mediat të transmetojnë të plotë videon e publikuar nga grupi militant palestinez i Hamasit, në të cilën ai shfaqet në gjendje të rënduar fizike.

Sipas 'Times of Israel', David, që duket i zbehtë dhe i kequshqyer, është filmuar duke hapur me duart e tij atë që ai beson se mund të jetë varri i tij, brenda një tuneli në Gaza.

“Sot është 27 korrik, ora është 12:00, nuk e di çfarë do të ha”, thotë ai në video. “Nuk kam ngrënë prej disa ditësh me radhë.”

David denoncon mungesën e ushqimit dhe ujit, duke thënë se rrëmbyesit po i japin atë që munden.

“Jam në një situatë shumë të vështirë, prej shumë kohësh, prej shumë muajsh. Nuk është trillim, ky është realitet,” shprehet ai.

Në një moment, një person pas kamerës i jep një kuti me ushqim:

 “Kjo kuti (me thierza) është për dy ditë. Më duhet për dy ditë, që të mos vdes,” shpjegon David, i cili thotë se ushqimi i tij përbëhet kryesisht nga thjerrëzat dhe fasulet, dhe se shënon në një kalendar ditët kur nuk ka ngrënë fare.

Në fund të videos, ai i drejton një apel kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu: “Jam braktisur plotësisht nga ti, kryeministri im, që duhet të kujdesesh për mua dhe për të gjithë të burgosurit.

Videoja përmbyllet me pamje ku David përshkruan veten duke hapur varrin që ka frikë se mund të jetë i tij.

Protesta në Tel Aviv

Mijëra persona janë mbledhur në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv në protestë për të kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza. Protesta të ngjashme po mbahen njëkohësisht edhe në kryqëzime rrugore, qytete dhe fshatra në mbarë Izraelin.

Presidenti izraelit: S'do heshtim

Ndërkohë presidenti izraelit ka folur me prindërit e pengut duke i garantuar se Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur. Presidenti Isaac Herzog  theksoi se videot e publikuara nga Hamasi janë “një kujtesë rrëqethëse e asaj që po ndodh në thellësitë e tuneleve të terrorit të Hamasit: mizori e pastër”.

Ai shtoi se Izraeli “nuk do të ndalet, deri në kthimin e të gjithë pengjeve në shtëpi"

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, i cilësoi pamjet si “të padurueshme”. Në një postim në platformën X, Barrot deklaroi se “vuajtjet e pengjeve duhet të marrin fund, ata duhet të lirohen pa kushte”. Shefi i diplomacisë franceze shtoi më tej se “Hamas duhet të çarmatoset dhe të përjashtohet nga pushteti në Gaza”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco